Shpërthimi pranë Gjykatës, kush është biznesmeni që iu vendos tritoli në banesë

Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës në zonën e Vasil Shantos. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë banesa e biznesmenit Vasil Stavri, i cili ka disa aktivitete në fushën e pastiçerisë.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur zonën, ndërsa Policia në një njoftim të pak minuitave më parë thotë se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.
Ka disa kamera sigurie në zone po ajo që e ka bërë më të lehtë largimin me shpejtësi të autorit është errësira në disa porfej rrugicave përrreth zonës. Burime bëjnë me dije se ndaj Stravrit është vendosur dhe më herët tritol, madje edhe në bizneset e tij.
Në zonën ku gjendet banesa e tij, jetojnë dhe disa gjyqtarë të njohur, dhe fillimisht u mendua se shpërthimi mund të lidhej dhe me ta.
Nga hetimet e para dyshohet e motivi i ngjarjes është një konflikt pronësie për pallatin në ndërtim.
Kjo ndërtesë ka qenë në pronësi të shtetasit Arben Bardhi, i cili është shpallur tashmë në kërkim, deri në momentin që një bankë e nivelit të dytë ia ka konfiskuar për mosshlyerje detyrimesh të një kontrate të mëparshme. Pas konfiskimit nga pronari i parë, prona ishte blerë nga shtetasi Vasil Stavro, dhe duket se kjo ka sjellë irritimin e Bardhit.

Njoftimi i policisë
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

shperthim2

tritol

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDeklaratë e Organizatës Rinore të Partive Popullore: Dako e Gjiknuri vodhën votat, kryeministri ndaloi hetimet