Shpërthimi i rasteve me Covid-19, gazetari nxjerr bllof Ramën dhe ministren e tij: Ja çfarë po ndodh tek spitali Covid 3

Prej disa ditësh është hapur spitali Covid 3, për të cilën Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të shtroheshin pacientët në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Por gazetari Erjon Skëndaj ka zbuluar detaje të reja mbi situatën e koronavirsit në vend.

Sipas Skëndaj, tashmë në ‘spitalin COVID3’ janë të shtruar 30 persona, 2 prej të cilëve të intubuar. Ndërkohë tek Infektivi dhe Shefqet Ndroqi vijon të jetë situatë e rënduar për shkak të numrit të madh të urgjencave që mbërrijnë gjatë ditës.

Sipas Skëndajt përgjatë paradites, deri në orën 15:00 ka pasur 15 urgjenca, ndërsa pas kësaj ore numri në total i tyre ka shkuar në 25.

Artikulli paraprakTrump do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskons
Artikulli tjetërTrump padit numërimin e votave në Miçigan