Shpërthimet e Metës ndaj SPAK, Basha: Nuk është sjellje normale. SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar shpërthimet e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj.

Basha u shpreh se nga puna e SPAK janë në panik ata që duhet të jenë në panik, të cilët sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

“Ku të çon mushka”, u shpreh Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strutkurë po godet korrupsionin.

Ai theksoi se në momentin që një strukturë që po godet korrupsionin, goditet nga një person, Meta në këtë rast.

“Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të reshtojë argumentet. Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Njëri, ish dyshi i Edi Ramës, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar, nja dy, tre të tjerë janë në burg, ministra po them. Nja dy, tre të tjerë apo më shumë janë nën hetim. Pra është e qartë që SPAK ka trazuar shumë ujërat e kastës 34 vjeçare të politikës shqiptare. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët.”
u shpreh Basha.

Artikulli paraprakSulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku!
Artikulli tjetërLubonja i kërkon bast kush do fitojë Rama apo Dumani, Basha: Mbështesim drejtësinë dhe pikë!