Shpërthime nga të shtëna në Kabul

Ndërmjet forcave të sigurisë afgane dhe sulmuesve të panjohur në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, dje kanë shpërthyer përleshje të armatosura, pak kohë pasi është dëgjuar një eksplodim i fuqishëm, në pjesën perëndimore të qytetit, ka thënë një zyrtar policor.
Së paku dy persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër një shkolle ushtarake dhe selisë së policisë në një rajon të Kabulit.
Për dhunën e djeshme, përgjegjësinë e kanë marrë talebanët, ndërsa një zëdhënës i tyre tha se militantët i kanë sulmuar tri caqe në Kabul, që kanë shkaktuar viktima të shumta. Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Nuk ka pasur komente zyrtare për viktima eventuale.

Artikulli paraprakMa tha Berluskoni, Milani u shit te kinezët
Artikulli tjetërSHBA thirrje Maqedonisë: Të krijohet menjëherë qeveria