Shpërthim tritoli në një dyqan në Vlorë

Shpërthim i radhës është shënuar në Kaninë të Vlorë rreth mesnatës, fatmirësisht pa persona të lënduar. Ora shënonte rreth 23:45, kur një zhurmë trembi gjumin e banorëve. Objektiv ishte një dyqan që tregonte produkte ushqimore në pronësi të 44-vjeçarit Festim Yzeiraj, në atë kohë i mbyllur.
Si pasojë e shpërthimit nuk u shënuan persona të lënduar, megjithatë ka dëme materiale: janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor. Kanë qenë të zotët e dyqanit, të cilët banojnë jo larg biznesit, që kanë dhënë alarmin në Sallën Operative.
Burime nga policia lokale thanë se, disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur lidhur me ngjarjen. “Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi zyrtarisht Policia, ndërsa “materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’.

Artikulli paraprak20 Shkurti ‘91, kur populli ngrihet…
Artikulli tjetërGjendet i vrarë në makinë një 22-vjeçar në Krujë