Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi gjatë natës në Fushë-Krujë. Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një dyqani që tregtonte detergjente me shumicë. Biznesi është në pronësi të shtetasit E.Xh., tha policia lokale. Ka dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht jo persona të lënduar.
Ngjarja ndodhi pas mesnate në lagjen “Kastriot”. Para dy muajsh të njëjtit dyqan iu vendos eksploziv. Policia thotë se është duke hetuar për të zbardhur të plotë ngjarjen e Fushë-Krujës. Ngjarja vjen pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Shkodrën të shtunën e javës që lamë pas, ku 8 persona mbeten të plagosur.

Artikulli paraprakBerisha propozon rezolutë në Parlament në mbrojtje të gazetarëve
Artikulli tjetërShqiptari kapet me 1 kg kokainë në Greqi