Shpërthim tritoli, hidhet në erë një dyqan gjatë natës në Tiranë

Një shpërthime eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në një pallat në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02.10 të natës, në katin e parë të një pallati në rrugën “Ymer Kurti”, në dyqanin në pronësi të shtetases Drita Lulo.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tritolit, ndërsa mësohet se ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe autorëve të mundshëm.
Njoftimi i Policisë
Më datë 20. 07. 2018, rreth orës 02:10, në rrugën “Ymer Kurti “, në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe saqrimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

tritoli

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërZbulohet emri i valltares shqiptare që u arrestua nga Interpoli me grupit kriminal nga Mali i Zi