Shpërthim rastesh të reja me Covid-19, të prekur mjekë e punonjës institucionesh

Shpërthimi i pandemisë në vendin tonë sa vjen e rritet. 4 raste të reja me koronavirus raportohet të jenë në Devoll, mes të cilëve një mjeke. Të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban dhe kanë lidhje familjare me rastin e parë që është zbuluar në Devoll.

Mësohet se ditë më parë ka pasur një várrim në këtë fshat, ku mendohet ta kenë marrë edhe koronavirusin. Ndërkohë pas rastit të mjekes është karantinuar gjithë stafi i qendrës shëndetësore.

Nga ana tjetër nga 8 tampone që janë bërë në Dibër 5 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nga 5 rastet e sotme 1 është kontakt i rasteve të mëparshme dhe 4 janë vatra të reja. Me sa duket neglizhenca ndaj rregullave nga dibranët kanë sjellë edhe shtim të rasteve.

Siç duket raste duhet të jenë edhe më shumë pasi edhe tamponet janë me mungesë. Ka raste në Komisariatin e policisë dhe institucionet vendore të qytetit. Po ashtu është dhe një rast në bashki dhe një rast në prefekturë, si dhe një rast në Bulqizë.

Artikulli paraprakDetaje të reja nga përplasja me armë në mes të Tiranës ku u plagosën dy persona
Artikulli tjetërEdhe Greqia mbyll kufirin për shqiptarët