Shpërthen revolta në Vlorë, shefat nuk i binden Ramës, s’pranojnë të lirojnë zyrat e Hipotekës

Shpërthen revolta në Hipotekën e Vlorës. Mësohet se, ish-drejtuesit e Hipotekës të shkarkuar nga Rama nuk kanë pranuar të dalin nga zyrat. Mëngjesi i sotëm ka qënë shumë i tensionyar në institucionin e Hipotekës në Vlorë. Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti tha se shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

auto 70736322 406209870081677 8350824489797287936 n1568194984

Artikulli paraprakRevolta/ Prindërit denoncojnë sharlatanët e pushtetit për librat “falas”: Thuaji Lulzim Bashës t’i marrë zvarrë këta horra
Artikulli tjetërShtesa e kontratës për kontrollin teknik të automjeteve në shkelje të interesit publik!