Shpërthen revolta në Maqellarë, banorët: Nuk kemi parë asnjë ndihmë, as pensione, as asistencë…

Banorët në Maqellarë të Dibrës kamë shpërthyer në revoltë pasi nuk kanë marrë asnjë masë. Pamjet e kësaj të Mërkure janë vërtetë të frikshme, pasi nuk ka ruajtur as distancën.

Banorët e kësaj zone ankohen se deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga instancat vendore, madje nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike e cila sipas Qeverisë është dyfishuar.

“Këtu nuk zbatohet asnjë rregull distancë. Paradite rrinë shumë afër njëri-tjetrit”, thotë njëri prej tyre.

“Shyqyr që këtu nuk ka asnjë të infektuar”, thotë një jtetër.

“Këtu nuk kemi parë asnjë ndihmë. Njerëzit presin ndihmën ekonomike, pensionet dhe nuk zbatojnë rregullat. Mirë është që të vijnë e të verifikojnë. Kanë edhe halle e duan të bëjnë pazaret”, thotë një tjetër banor.

Grumbullime të tilla si në Maqellarë mund të jenë të rrezikshme, duke e ditur se kjo zonë është jo shumë larg doganës së Bllatës dhe ka lëvizje me Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut.

Artikulli paraprak“Di raste të paraportuara për humbje jetësh nga Covid”, Basha: Testim pastaj lehtësim i lëvizjes dhe hapje e ekonomisë
Artikulli tjetërBasha kërkon shpërblim për punonjësit e policisë në krye të detyrës