Shpërthen revolta në Kamëz, banorët e Laknasit protestë para bashkisë

Banorët e fshatit të Laknasit kanë protestuar sot para bashkisë Kamëz për të kundërshtuar prerjen e pyllit dhe ndërtimin në atë vend të një thertoreje.

Protesta para bashkisë Kamëz vjen pas disa ditësh protestë në vendngjarje dhe shoqërimi i dhjetra personave në Polici.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari Aulon Kalaja i cili ka shpërndarë disa foto nga protesta në Facebook dhe shprehet se kjo zonë ka gjithësej 3 thertore të tjera, pse duhet të priten pemë dhe të shkatërrohet eko-sistemi për një thertore të panevojshme.

Postimi i Aulon Kalasë

Me banoret e Laknasit, “Plepat e Brukes”, ishim sot para Bashkise Kamez, per te protestuar dhe kundershtuar prerjen e pyllit ne zonen e tyre. Pushtetaret duan qe ne afersi te shtepive te bamoreve te ndertohet nje thertore e madhe, e cila do te sillte pasoja katastrofike per zonen.

Nese priten pyjet dhe aty ndertohet thertore, e gjithe kjo zone dhe keto shtepi do te permbyteshin nga lumi i Tiranes qe kalon perbri. Kjo zone ka gjithsej 3 thertore te tjera, pse duhet te priten peme dhe te shkaterrohet eko-sistemi per nje thertore të panevojshme. Pas protestes se djeshme dhe perplasjes me policine ne zonen “Plepat e Brukes”, sot me banoret vendosem qe t’a zhvendosnim protesten para Bashkise Kamez.

U kërkua ndalja e represionit nga ana e Policisë Shtetit, Komisariatit Kamez, te cilet prej 10 ditesh shoqerojne banoret e zones ne polici. Gjithashtu dhe anullimi dhe ndalja e punimeve per kete projekt. U mor persiper nga pala tjeter pezullimi i perkohshem me 1 muaj i punimeve, derisa ceshtja te shkoje per te mare drejtesi ne gjykate.

Nderkohe banoret kane kontraktuar 2 avokate dhe inxhinierin Sazan Guri, ne cilesine e ekspertit. Ne fund te protestes u tha se, nëse do të jemi të bashkuar, asgjë nuk do ë na ndalë dhe komuniteti “Plepat e Brukes”, Laknas, do e fitojë kauzën e drejtë.

71137668 2858973387464707 2378659038641520640 n

71758698 2858973674131345 6592301103121956864 n

Artikulli paraprakAlarmi për PPP-të, Dorian Teliti: Pas 9 kushteve të Gjermanisë vjen dhe një tjetër shuplakë nga FMN
Artikulli tjetër“Mua do më vinte turp të isha në sallën e Bundestagut dhe të dëgjoja për aferat korruptive ku është përfshirë Taulant Balla”