Shpërthen në flakë një makinë para kryeministrisë

Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme tek Kryeministria. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Automjeti është tip “Golf” dhe ka marrë flakë shumë pranë godinës së Kryeministrisë. Siç shihet nga pamjet, makina ka marrë flakë në pjesën e përparme.

Nuk dihet nëse zjarr rënie ka qenë e qëllimshme apo ka marrë flakë aksidentalisht.

Punonjësit zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar ngjarjen dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Artikulli paraprakMilan-Juventus/ Plasin polemikat, ja pse gjyqtari akordoi penallti në minutën e 90-të
Artikulli tjetërKonkurrenca pezullon rritjen e tarifave të kompanive celulare, por nuk i hedh poshtë