Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti

Dy të moshuar, burrë e grua, janë plagosur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:02 në banesën e të moshuarave, pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Nga shpërthimi është plagosur S.M. 77 vjeç dhe bashkëshortja e tij, S. M. 73 vjeçe, të cilët janë transportuar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë për shkak të djegieve që kanë marrë. Bëhet e ditur se banesa e çiftit është shkatërruar pothuajse plotësisht. Sipas policisë, bombola që shpërtheu shërbente për ngrohje nga dy të moshuarit, ndërsa nisin hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Artikulli paraprakMësuesit, grevë po nuk marrën rrogën e 13-të
Artikulli tjetërZhdukjet me forcë, ekspertët e OKB zbarkojnë në Shqipëri