Shpërthejnë zjarret në Shkodër e Velipojë

Një zjarr ka rënë në një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Trush në Shkodër. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë një vatër zjarri është ende aktive në fshatin Mal Kolaj në Velipojë.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur për shkak të terrenit tepër të vështirë.

E vetmja mundësi ndërhyrjeje është nga banorët dhe efektivët. Më herët, një vatër zjarri shkrumboi rreth 5 hektarë pyje pishe në zonën e quajtur Shkozë.

Artikulli paraprakPosta i përgjigjet Prokurorisë: Agim Kajmakut ia dërguam shkresën në Bashki, e firmosi sekretarja e tij
Artikulli tjetërBasha me të dërguarin e Departamentit të Shtetit: Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve…