Shpërthejnë studentët: Takimet me “babagjyshin e Vitit të Ri” e treguan se kë kemi përballë

Studentët vijojnë protestën e tyre çdo ditë përpara kryeministrisë ku i bëjnë thirrje qeverisë për plotësimin e kërkesës së tyre prej 9-të pikash.
Kljadi Bello, u shpreh se studentët do të bashkohen me djemtë e diasporës deri sa të arrijnë në pikën kulmore me datën 7 janar.
“Studentët që nuk kanë ardhur këtu në shesh kanë patur edhe arsyet e veta pasi janë keq informuar vazhdimisht, në fillim ndërhyrjet nga jashtë i turbulluan ata por tani janë qartësuar dhe e dinë kë kanë përballë, e këtë e treguan edhe me takimet me babagjyshin e vitit të ri”, u shpreh për Fax News, Klajdi Bello.
Ai tha se studentët i njohin tashmë makinacionet e qeverisë për të zhbërë protestën por nuk do arrijnë dot t’i manipulojnë.
“Çështja tani kalon përtej 9-të pikave. Studentët kur ngrihen sjellin guxim, sjellin shpresë, ne e kemi bërë këtë gjë prej ditës sepse njerëzit na kanë përkrahur dhe vijojnë të na përkrahin. Nuk biem në grackën e tyre sepse po të kishim rënë në grackën e tyre ne nuk do të ishim sot këtu”, përfundoi ai.
Ndërkohë një tjetër studente u shpreh se, “nuk mendoj se kryeministri do të ofrojë një zgjidhje, ai e ka pranuar edhe vetë në dioalogjet me forcë me studentët që nuk i plotëson dot të gjitha pikat e kërkesës tonë. Po protestojmë për disa kërkesa shumë të thjeshta për t’u realizuar, por ka një neglizhencë dhe refuzim për të na dëgjuar. Këto ditë protesta nuk është çështje numrash por simbolike”.
Gjithashtu ajo u bëri thirrje studentëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, që t’ju bashkohen protestës së tyre të përditshme nga ora 10:00 në ërën 12:00.

Artikulli paraprakQytetarët masakrojnë Ramën: Erdhe si qengj dhe po ikën si dhelpër!
Artikulli tjetërKafe apo çaj, çfarë është më e shëndetshme