Shpërthejnë protestat në Fier, AlbPetrol “hedh në rrugë” punonjësit prej 35 vitesh

250 punëtorët e AlbPetrol në qytetin e Fierit që kanë mbi 35 vite në punë po hidhen në rrugë pasi u thonë se do të ketë ulje pagash. E gjitha kjo mendohet të jetë shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Punëtorët janë njoftuar për ulje të pagave dhe suprimim të vendit të punës nga administratori i Albpetrol. Mëngjesin e sotëm, 250 punonjësit janë mbledhur para godinës së Albpetrol duke protestuar për këtë vendim që e cilësojnë të padrejtë.

Punonjësit që kanë me një vjetërsi mbi 30 vjet në Albpetrol hiqen nga puna dhe ju mbahen pagat. Ata janë shprehur te indinjuar nga ky vendim që do ti trajtojë me 50-60 % të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht me 8 orë në ditë.

Sipas këtij vendimi kërkohet pa asnjë motiv të reduktohen në 60% të pagave dhe largim nga puna.

Një punonjëse foli për “Fax News” duke shpjeguar se për çfarë po protestojnë dhe si u njoftuan për ulje të pagave dhe suprimim të vendit të punës. Sipas saj, AlbPetroli drejtohet nga disa persona që nuk kanë dijeni se si funksionon procedura dhe punonjësit lihen jashtë.

“Ne jemi mbledhur vetë. Na kanë dërguar 2 email që nuk kanë lidhje. Jam specialiste prej 26 vitesh dhe 15 vite ekonomiste në një sektor të një filiali. Sot këta kanë dëshirë të na paguajnë me një pagë lufte sikur kemi ulur qepenat. Kemi shkuar edhe në këmbë. Janë bërë pagesat për pagë lufte gjoja. Këta e drejtojnë AlbPetrolin nga Tirana, ia kanë rrëzuar vlerën kësaj kompanie të fuqishme.

Këtu e drejtojnë AlbPetrolin mësues dhe mjekë, kur të gjithë specialistë dhe naftëtarë të vjetër janë varur në mur. Nuk e di, unë flas që ta dëgjojë dhe kryeministri, jam socialiste prej 30 vitesh, nuk kam ardhur nga PD. Ne protestojmë dhe nuk do lëvizim kur këta që nuk kanë lidhje me sistemin e naftës qëndrojnë brenda dhe ne jashtë.

Kemi gati një orë e pak. Absolutisht këta nuk vijnë fare, rrijnë në Tiranë. E drejtojnë naftën nëpërmjet emailet. Por nafta nuk kalon nëpërmjet emailet, por nëpërmjet pusit, jo me shkop magjik. Po të dalin këto specialistët e rinj nuk dinë kush janë nënproduktet e naftës”, u shpreh punonjësja.

Ajo theksoi se do të dalin çdo ditë në protesta derisa kjo situatë të gjejë zgjidhje.

“Sigurisht, vij çdo ditë në 6:30. Këta që nuk kanë lidhje me sistemin e naftës dhe se dinë cfarë është nafta të marrin nga 2 milionë lekë. Jam një ndër specialistet më të vjetra. I kam projektuar vetë puset në institutin e naftës. Nuk e di cfarë bën ky kryeministri, ajo ministrja që flet atje gjoja”, tha punonjësja.

Artikulli paraprakKruja vatër e nxehtë e Covid-19, zbulohen 5 raste të reja
Artikulli tjetërRaca e re e dëshmorëve