Shpërthejnë protestat në Bejrut. Mijëra njerëz përleshen me policinë 

Dhjetëra protestues në Bejrut kanë hyrë në ministrinë e jashtme dhe kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të shpërthimit që mori jetën e të paktën 158 personave.

Mijëra njerëz ndodhen në rrugë duke u përplasur me policinë. Këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve që kanë hedhur gurë. Ka edhe raportime se janë përdorur armë zjarri, ku krismat po dëgjohen nga Sheshi Qendror i Dëshmorëve.

Libanezët janë të zemëruar pasi mendojnë se qeveria ishte në dijeni për sasinë e madhe të nitratit të amonit dhe nuk bëri asgjë për të larguar rrezikun që shkaktoi tragjedi.

Disa prej tyre kërkojnë që të qeverisen nga shtetet e huaja pasi nuk ndihen më të sigurtë. Pak ditë më parë, një sasi prej 2 750 ton nitrat amoni shpërtheu në portin e Beirutit duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

 
https://twitter.com/i/status/1292125789551501314
 
Artikulli paraprakI riu niset me urgjencë nga Gjirokastra drejt Tiranës, çfarë i ka ndodhur?
Artikulli tjetërKemi 100 të infektuar në ditë, pse nuk flet kryeministri? Teliti: Do vuajmë recesionin më të madh në 30 vite