Shoqata e punonjësve të policisë: Tahiri, Padrino i krimit të organizuar

“Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013”, reagoi pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali dhe publikimin e përgjimeve ku përmendej ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Padrino i krimit të organizuar Saimir Tahiri sot ra edhe de fakto!”, thuhet në njoftimin e punonjësve të policisë në lirim. Policët kujtojnë shpërfilljen e fakteve që implikojnë Saimir Tahirin në trafikun e drogës përgjatë viteve kur ai ishte ministër i Brendshëm. Sipas policëve në lirim skandalet për Tahirin lidhen me kanabizimin e gjithë territorit të vendit, instalimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, fshehjen e dokumenteve të INTERPOL-it në zyrën e tij, djegien e provave në laboratorin e Policisë Shkencore dhe të dhënat e sistemit TIMS për përdorimin e makinës personale të ministrit të Brendshëm nga Habilajt.

Artikulli paraprak7 denoncimet e Berishës për mafien Rama-Tahiri-Habilaj
Artikulli tjetërAntidroga greke jep alarmin: Shqipëria mbushi Greqinë me drogë