Shoferi i ambulancës infektohet me Covid-19

Shoferi i ambulancës në spitalin e Maliqit është infektuar me koronavirus. Ai ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që t’i nënshtruar analizave me tampom që kanë rezultuar pozitive. Megjithatë ende nuk dihet se si është infektuar ai.

Nuk dihet nëse ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar që ka transportuar, apo e ka ‘marrë’ gjetkë, duke rrezikuar se ka infektuar të gjithë pacientët dhe epikin mjekësor që ka shoqëruar ditët e fundit.

174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, Covid-19 po mbush kapacitetet me 73 shtretër.

Artikulli paraprakAmerikanët do marrin deri 2,400 dollarë ndihma për të përballuar izolimin nga Coronavirusi
Artikulli tjetër26 Marsi që e futi Kavajën në historinë e Shqipërisë!