Shoferët e “Topit” rrahin taksistin, policia nuk ndërhyn

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas një mesazhi në adresë të “JOQ”, makina e televizionit “Top Channel” është përplasur me një taksi. Menjëherë pas përplasjes, shoferi dhe pasagjerët në këtë automjet kanë zbritur duke mësyrë në drejtim të taksistit, të cilin e kanë dhunuar.
Qytetari ankohet se policët nuk kanë ndërhyrë pavarësisht se incidenti është shënuar vetëm pak minuta më larg. “Makina e “Top Channel” u përplas me taksistin dhe këta shoferët e Topit po e rrahin taksistin e gjorë. Kanë 15 minuta këtu dhe policia nuk ka ardhur ende, ndërkohë që jemi pak metra larg Drejtorisë së Policisë. Është dashur ndërhyrja e një kalimtari që të pushonte pak gjakrat se për policinë ishin duke e lënë sakat taksistin”, është shprehur qytetari.
Të pyetur nga “JOQ”, Policia e Tiranës, thuhet se fillimisht e ka mohuar këtë sherr, duke u shprehur se nuk ishte në dijeni, por më pas ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur:
Ngjarja ka ndodhur dhe është reale, por taksisti është goditur nga një makinë e tretë që nuk duket në pamje dhe ka qenë shoferi i “Top Channel” ai që ka dalë nga makina për të ndaluar sherrin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Tiranës.

Artikulli paraprakHolandë, zgjedhjet vënë në provë unitetin e BE-së
Artikulli tjetërKufoma e një personi gjendet në përrua në Pukë