Shkrimtari Kim Mehmeti: Rreziku që vjen nga Rama

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se Edi Rama po sundon përmes injorantëve. Përmes një videointerviste në lajmtv Kim Mehmeti ka xhevahire për të gjithë, raporton faktor.al
Kim Mehmeti: “Sa për vete, gjithmonë e kam ditur se partitë politike nuk janë as akademi shkencash, as organizata humanitare, e as shoqata filozofësh e intelektualësh, por grupe interesi, që synojnë marrjen e pushtetit. Por ama, e pranoj publikisht: kurrë nuk e kisha paragjykuar e besuar se ato do bëheshin atë që në pjesë të madhe i karakterizon partitë shqiptare – strehimore për injorantët, karrieristët e sëmurë, gënjeshtarët, banditët dhe hajnat e kategorive të ndryshme.
Dhe prisja që Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, si njeri i mençur, e ka kuptuar se nuk ka politikanë më të rrezikshëm se ata që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten. Dhe se do bëjë çmos që kjo të mos i ndodh edhe atij. Por për fat të keq, ndodhi e kundërta: ai shpejt e mësoi si sundohet populli, por jo edhe vetvetja!”.

Artikulli paraprakKroacia, ulje drastike të taksave, në Shqipëri rriten për të paguar oligarkët e koncesioneve dhe tenderave
Artikulli tjetërIkje nga kolera, BE: Në 2017 u rrit me 70% numri i azilkërkuesve nga Shqipëria