Shkrimtari i njohur në mbështetje të Teatrit: Rama gabohet kur thotë se janë minorancë, nuk jemi në New York…

Ish-ministri i Jashtëm, shkrimtari Besnik Mustafaj nga studio e News 24 është shprehur dhe njëherë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Mustafaj tha se ka qenë emocionalisht me ata që e kanë kundërshtuar prishjen dhe se regjimi që godet mbi artistët është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë.

“Kam qenë emocionalisht pjesëtar i atyre që e kanë kundërshtuar prishjen e tetarit. Në logjikën time nuk duhet prishur por restaurohet. Një regjim që godet mbi artistët, është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë. Jam ndjerë keq edhe njerëzisht sepse një pjesë e atyre që ishin në përleshje me policinë janë miqtë e mi personale. Jam në mbështetje të Teatrit. Kryeministri gabohet kur thotë se janë në minorancë. Unë besoj se për Teatrin duhet të merret në konsideratë mendimi i atyre që bëjnë teatër.

Unë nuk besoj se janë pak, me aq sa kam parë unë janë jashtëzakonisht shumë duke parë komunitetin teatror në Shqipëri.

Ne nuk jemi në New York. Jemi Shqipëri, jemi në Tiranë. Besoj se janë shumicë. Mbrojtja e Teatrit është një kauzë, nuk është mbrojtja e kujtesës. Ne nuk jemi një shoqëri ende me një kulturë dhe ndjeshmëri të tillë të lartë sa masivisht të dalim në mbrojtje fizike të kauzave të tilla”, tha Mustafaj.

Artikulli paraprakZhupa publikon videon: Rama mashtrues arrogant dhe hajdut psiqik, Bulevardi dhe Pazari i Ri, vepra të Bashës
Artikulli tjetërGrykësia dhe babëzia lenë pa ujë Orenjën dhe Floqin! Ku fshihet lavatriçja e “Toyota Yaris”?