Shkrimtari i njohur, kritika ndërkombëtarëve: Po nxisin përplasje me zgjedhje “demokratike”

Kim Mehmeti

‘Erdhi lajmi i gjatëpritur: Kryebashkiaku aktual do rikandidojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Dhe të shtunën, te sheshi ‘Nënë Tereza’, ku do e shpallë kandidaturën e vet, ai i fton të gjithë, përfshi edhe Lulin, Saliun…, si dhe atë pakicë që e voton ende PD-në?!

Ja kështu e ka shteti njëpartiak: shenjë njohëse e tij është arrogancae atyre që janë shpallur pronar edhe të ajrit e të qiellit, e le më të votës, e të tokës, mbi të cilën ecë ‘populli shumicë’ (lexo: votuesit e PS-së) dhe shqiptarët e ‘pavlerë’ (lexo: votuesit e opozitës)! Pra ky është fati i Shqipërisë, me ‘pronarët’ e saj politikano-kriminel (lexo: pushtetmbajtësit), të cilët ‘mburrshëm’ u bëjnë karshillëk të gjithë kundërshtarëve të vet!

E ndërkohë, shumë nga diplomatët e huaj, thuajse i fërkojnë duart dhe i nxisin ‘palët’ guximshëm të shkojnë drejtë zgjedhjeve ‘demokratike’ vendore, apo thënë shqip o drejtë përplasjes civile, o drejtë shfarosjes së klasës politike, që thuajse tri dekada u tall me Shqipërinë, ku sot e ke të pamundur ta kuptosh se kush është duke ia marrë frymën mëmëdheut tonë: politikanët që atë e plaçkitën, apo ‘ndërmjetësuesit’ e huaj, që e ‘mbrojtën’ nga ne shqiptarët dhe të cilëve, u lulëzon biznesi i ‘ndërmjetësuesit’!

Artikulli paraprakBasha: Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit
Artikulli tjetërFaqja e pare korrekt