Shkrimi i “RD”

“RD” ishte e vetmja media që raportoi dy ditë më parë ngjarjen që policia e mbante të fshehtë mbi grabitjen e shtëpisë së Gjiknurit. Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës.
Ministri i Ramës e ka këtë apartament si një bazë të rëndësishme . Aty strehohet edhe nëna e tij. Një tjetër apartament Gjiknuri e ka blerë në pallatet e ish-Bllokut. Apartamenti në Bllok është deklaruar nga Gjiknuri vitin e fundit në Deklaratën e Pasurisë dhe kap vlerën e 271 mijë eurove dhe ka një sipërfaqe prej 200 metra katrorë. Eshtë e çuditshme se si hajdutët kanë hyrë në apartamentin e ministrit Gjiknuri në rrugën e “Fortuzi” , pas Ministrisë së Drejtësisë në orët e mesditës dhe nga dritarja e banjos.
Për këtë vjedhje nuk ka pasur asnjë reagim dhe asnjë deklaratë nga Policia. Ndryshe nga vjedhja që iu bë një çifti të moshuarish dje në Vlorë për të cilin Policia bëri një deklaratë zyrtare në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit Gjiknuri, Policia ka preferuar heshtjen. Po përse Policia duhet të heshtte në këtë rast? Në shumë raste të tilla kur vidhen shtëpi të zyrtarëve të lartë që kanë vënë pasuri me paratë e korrupsionit, duke zhytur shqiptarët, preferohet nga veta këta zyrtarë që të mos bëhet zhurmë dhe vjedhjet të kalojnë në heshtje.
Janë disa raste flagrante që janë raportuar në media të vjedhjes së banesave të këtyre zyrtarëve që nuk janë bërë publike as nga vetë personat dhe as nga Policia. Arsyeja në të gjitha rastet ka të bëjë me atë që hajdutët kanë mundur të marrin nga banesat e këtyre ministrave ku bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash. Edhe në rastin e djeshëm të vjedhjes së banesës së Gjiknurit, e cila ka ndodhur në orët e mesditës, qytetarët kanë parë të nxirren disa thasë të zinj nga banesa. Policia ka mbërritur në vendngjarje me vonesë dhe nuk ka bërë transparencë mbi vjedhjen.
Se çfarë ka pasur në ato thasë, askush nuk ka dhënë shpjegime, sepse asnjë nga thasët nuk është çarë që të ekspozoheshin ato që ishin vjedhur, por burime të sigurta nga familja Gjiknuri bëhet fjalë për vjedhje të një sasie të konsiderueshme të parave. Shumë nga ministrat dhe zyrtarë të tjerë i mbajnë paratë në banesat e tyre, sepse e kanë të vështirë që t’i deklarojnë në banka, pasi janë para të vjedhura nga korrupsioni, trafiqet dhe droga. Në shumë raste këta qeveritarë mbushin dyshekët apo jastikët me paratë e vjedhura shqiptarëve, sepse edhe shumat janë mjaft të konsiderueshme. Dyshimet shtohen në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit të Ramës për vetë faktin se, Policia ka heshtur dhe ka fshehur vjedhjen. Përse duhet ta fshehë këtë vjedhje, kur dëshmitarët kanë parë skenën si edhe mbërritjen e policisë, pasi hajdutët kishin mbarur punë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me hajdutë që vjedhin hajdutët që vjedhin shqiptarët, ndaj duke qenë një çështje mes hajdutësh edhe Policia e ka konsideruar të panevojshme të ndërhyjë dhe të reagojë dhe të bëjë publik faktin, megjithëse dje u detyrua që të konfirmonte vjedhjen e shtëpisë së Gjiknurit pas shkrimit në “RD”.

 

Artikulli paraprakKërcënimet ndaj bluzave të bardha për 20 milionë eurot e Check Up-it të Vilmës
Artikulli tjetërFaqja e pare