Shkon në 197 numri i të prekurve me Covid-19, shërohen 33 persona

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se janë testuar pozitiv 11 persona brenda 24 oreve me COVID 19 duke shkuar në 197 të prekur.

Deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa mësohet se janë shëruar 33 të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ ne testet për Covid 19. Rastet e reja janë më së shumti në Tiranë dhe Fier.

Silva Bino, specialiste në ISHP tha sot se 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv, ndërsa vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm humbën jetën 2 të infektuar të cilët ishin shtruar në repartin e terapisë intensive prej disa ditësh.

Njoftimi i Ministrisë së Shendetësisë:
Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Artikulli paraprakEdhe Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor e infektuar me Covid-19
Artikulli tjetërTestimi i kufizuar është dhunim i ligjit ndërkombëtar, është krim!