Shkollat kthehen në institucione terrori për fëmijët, detyrohen të japin të dhënat e prindërve

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk kanë hequr dorë nga ultimatumi që u kanë dhënë drejtorëve të shkollave për të detyruar fëmijët për marrjen e të dhënave të prindërve. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas marrjes së një mesazhi nga një qytetar.
Postimi i Berishës në Facebook
Piktori deshtak dhe ndrikull Nikolla vazhdojne mbledhjen e kartave te identitetit te prinderve te nxenesve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema Doktor jam nga devolli dhe po te shkruaj per mesuesit i kerkojne nxenseve kartat e identitetit te te dy prinderve ndonese ne televizor u dha lajmi qe ministrja e arsimit e anulloi kete urdher dhe ketu prap vazhdojne ti mbledhin kartat e identitetit (fotokopjet) nuk po e kuptoj pse po ndodh apo ka ndonje plan djallezor rilindja”
“Pershendetje doktor
Uroj te jeni mire
Jam nje nxenes i nje shkolle te zones kryevidhit
Sot si kurre me pare ka nis aksioni banditeve neper shkolla
Drejtoret e shkollave nisin aksionin duke u thene nxenesve se duhet te sjellin kartat e identitetit te prinderve pasi i duhen ministres se arsimit
Une si nxenes nje gje nuk arrij te kuptoj:
Perderisa ne jemi te regjistruar ne shkolle, ku kemi vite
Kemi dorezuar dhe certifikatat tona personale.
Une jam i nje mendimi se keto kane nis fushaten, per zgjedhjet lokale,
Dhe pasi e kane vjedh mire e mire kryevidhin, pasi e kane shkaterruar,
Dhe sot askush nuk i jep me vote duan te marrin kartat e njerezve qe votojne, qe ti kur te jene zgjedhjet ti pengojne qe ti japin denimin ksaj qeverie bandite
Kalofsh bukur”.

Artikulli paraprakAkullore që nuk shkrin, shpikja japoneze kundër vapës
Artikulli tjetërAskush nuk e priste, ja arbitri i finales së Champions-it