Shkodra përkujton 13 dhjetorin 1990/ Koha për një dhjetor të dytë!

Shkodra përkujton sot 13 dhjetorin 1990, demonstratën antikomuniste që kulmoi me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Për herë të parë në Shqipëri kjo ndodhi në Shkodër. Demonstrata filloi tek gjimnazi “Jordan Misja”, së cilës iu bashkuan studentët e të rinj të tjerë dhe marshuan bashkërisht në qendër të qytetit.

Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, në kujtim të kësaj dite, u shpreh se sot vendi ka nevojë për një dhjetor të dytë. Gjithashtu, vendi gjendet përballë një diktature të re, ku njerëzit po ikin; jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe intelektualët, siç qe rasti fundit i Agron Tufës.

Ademi tha se sot përkujtimojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famekeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore.

Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre që e organizuan 13 dhjetorin dhe të gjitha lëvizjet demokratike në vitet 90-të, kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me nje tjetër sistem.

Sot shqiptarët po ikin çdo ditë e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata, të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil në dyert e Evropës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës.

Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevojë sërish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”.

Artikulli paraprakTërmeti tronditi tokën, ky palo kryeministër po ritrondit çdo ditë qytetarët!
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja Vetëvendosje-LDK, zbulohet si do të ndahet pushteti