Shkodër, banorët protestë kundër By Pass-it: Do hyjmë në grevë urie

Kanë dalë sërish në protestë, me të njëjtat kërkesa siç bënë vitin që kaloi. Banorët e Dobraçit, të cilët preken nga ndërtimi i By Pass-it të Shkodrës i kërkojnë qeverisë dhe autoritetit rrugor shqiptar të ndalë punimet në këtë investim. Prej më shumë se 5 vitesh, ata nuk janë kompensuar për tokat që u morën për ndërtimin e kësaj vepre, e sikur të mos mjaftonte kjo, nga zbatimi i punimeve u janë bllokuar edhe rrugët hyrëse për në banesa. Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet, deklarojnë se nuk do t’i ndalin protestat, madje duke paralajmëruar edhe nisjen e një greve e bllokim të punimeve.
Bashkia Shkodër doli në krah të protestuesve dhe tha se ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga konsultimi publik me ARRSH-në, ende në zyrat e saj nuk ka projektin final. Të hënën do të ridërgojë edhe një shkresë tjetër në këtë drejtori, si dhe Ministrinë e Transportit.
I nisur që pas përmbytjeve të 2010-2011-ës si një projekt që do të mbronte Shkodrën nga përmbytjet, sot By Pass-it i është ndërruar destinacioni duke u kthyer në rrugë panoramike. Dy janë variantet e ARRSH për këtë rrugë, i pari me vlerë 15.1 miliardë lekëve, ndërsa i dyti 19.1 miliardë. I pari, përkrah lidhjen me trasenë ekzistuese të ndërtimit të By Pass-it dhe pjesa tjetër parasheh ndërtimin e një By Pass-i në pjesën përgjatë lumit Kir.

Artikulli paraprak11 atentate me tritol në janar, asnjë i zbardhur nga policia
Artikulli tjetërKapet gomonia me 900 kg drogë nga Shqipëria në Itali