Shkencëtarët në garë për krijimin e vaksinës kundra koronavirusit

Gara ka filluar për frenimin e sëmundjes infektive që po përhapet në Kinë dhe në vende të tjera. Hera e fundit që një vaksinë u zhvillua në një shpejtësi kaq të madhe ishte gjatë përballjes me një epidemi që po shpërthente, 6 vjet më parë, kur një shpërthim vdekjeprurës i Ebolës ndodhi në Afrikën perëndimore.

Një grup agjensish shtetërore, bamirësish dhe kompanish e mbështetën projektin, gjë që shpejtoi vaksinën kundër Ebolës, me prova që u bënë fillimisht në vullnetarë në tetor të vitit 2014.

Një vaksinë konvencionale ka në përbërje një virus jo – aktiv dhe proteinat përbërëse të tij. Ajo trajnon sistemin imunitar që të njohë patogjenin dhe të prodhojë antitrupa mbrojtës kundër tij, nëse përballet me virusin e vërtetë në të ardhmen.

Midis grupeve të mëdha farmaceutikale, përpjekje po bëhen dhe nga Johnson & Johnson, që po punon me një tëknologji të ngjashme me atë të përdorur për të prodhuar një vaksinë tjetër kundër Ebolës. Përpjekje po bëhen dhe nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, që është një partneritet midis disa qeverive, industrive dhe bamirësive, me bazë në Oslo.

Në Kinë, një kompani e quajtur “Clover Biopharmaceuticals”, ka plane ambicioze që të ketë një vaksinë potenciale gati për t’u testuar brenda disa javëve, duke e zhvilluar atë bazuar në disa proteina çelës që ndodhen në koronavirus.

Ndërkohë përpjekje të tjera po bëhen në të gjithë botën, si në Australi apo në Shtetet e Bashkuara.

Kërkimet për zhvillimin e një vaksine janë ndihmuar dhe nga vendimi i autoriteteve të Beijing për të publikuar detaje të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur, duke mundësuar kështu që shkencëtarët dhe kompanitë e ilaçeve në të gjithë botën të studiojnë sekuencën e gjenomeve të virusit.

Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se edhe nëse ata janë të aftë shpejtojnë fazën e hershme të zhvillimit të vaksinës, nevoja për prova klinike rigororoze dhe sfidat e prodhimit, mund të bëjnë që vaksina mos të jetë gati për t’u përdorur në të gjithë botën ne më pak se një vit.

Artikulli paraprakRonaldo thyen rekord, 200 milionë ndjekës në Instagram
Artikulli tjetërIlaçe që nuk bëjnë efekt/ Alarmi i krimit farmaceutik në rritje