Shkarkimi i Bovillës pa lajmëruar banorët, akt kriminal

Deputeti i Tiranës, Gent Strazimiri bëri përgjegjës Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për përmbytjen e disa zonave në autostradën Tiranë-Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë fqinjë me Tiranën, Kamëz dhe Vorë. Gent Strazimiri vë në dukje se zonat u përmbytën që në dy orët e para të reshjeve, por jo pse lumenjtë dolën nga shtrati. “Shkarkimi pa paralajmërim i liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi i kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave”, “shkatërrim prone” kryer përmes “shpërdorimit të detyrës, shkruan deputeti i Tiranës. Gent Strazimiri theksoi se, “Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e mashtruesit Erion Veliaj, që paguhet për të punuar në Bashki, por punon në TV”. Strazimiri e shoqëroi statusin e tij në Facebook me një foto që ironizon Erion Veliajn, duke e krahasuar atë me një aktor apo showman.
“Uji po vjen drejt nesh, ju lutem kërkoni mbylljen e portave të Bovillës
Një qytetar ka bërë të ditur përmes ish-Kryeministrit Sali Berisha se situata në Fushë-Krujë është alarmante dhe se rrezikohet jeta e shumë personave për shkak të reshjeve të shiut. Situatë alarmante në Fushë-Krujë. Qytetari kërkon mbylljen e portave të Bovillës, pasi po u përmbyten shtëpitë! Autostrada në këtë zonë është përmbytur totalisht, ndërsa uji tashmë po vërshon nëpër shtëpitë e fshatit Derven. Qytetari kërkon mbylljen e portave të Bovillës, pasi situata është agravuar së tepërmi.“Doktor Berisha përshëndetje,
Katastrofë në Derven të F.Krujës. Lumi kalon mbi autostradë, po vërshon drejt shtëpive të fshatit.
Asnje ndërhyrje nga Emergjencat Civile, për 10 m thasë me rërë gjithë kjo.
Lutem kërkoni mbylljen e portave të Bovillës. E.L. F.Krujë”.

Artikulli paraprakDhjetëra të evakuuar strehohen në Zall-Herr
Artikulli tjetërRama dhe Veliaj show mediatik me përmbytjet