Shkarkarkohet kreu i SHKB të burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka firmosur të tjera shkarkime pasditen e djeshme. Bëhet e ditur se është shkarkuar kreu i SHKB së Burgjeve dhe dy drejtorë të Hipotekave në Fier dhe Devoll. Kështu mësohet se, kreu i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Burgjeve, Ramazan Topuzi është shkarkuar me motivacion se emërimi në këtë detyrë është bërë në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu bëhet e ditur se, janë shkarkuar edhe drejtorët e hipotekave në Fier dhe Devoll. Shkarkimi i tyre është bërë me motivacionin “Shkelje në kryerje të detyrave” dhe zbatimin e rekomandimeve të KLSH.

Artikulli paraprak3 kuintal drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi
Artikulli tjetërMinistrja kallëzon në Prokurori drejtorin e MAS