Shifra e frikshme: Mbi 700 vdekje nga virusi në vetëm 7 ditë, 147 prej tyre në spital

Sali BERISHA

Marsi i zi i Edvin Xhahilit!
Java qe kaloi ishte java me vrastare e pandemise.
Mbi 700 vdekje te teperta ne 7 ditet e para te marsit, nga te cilat 143 vdekje vetem ne spitalet covid te Tiranes.
Miq, java e pare e marsit ishte me vrastare se çdo jave tjeter para saj qe nga fillimi i pandemise dhe ne proporcion ishte me vrastare ne Shqiperi se sa ne çdo vend tjeter te botes.

Vetem ne spitalet covid te Tiranes u deklarua zyrtarisht se 7 ditet e para te marsit vdiqen 143 paciente dhe po ti shumezojme me mesataren e vdekjeve te teperta, e cila per vitin 2020 ishte 5,2 here me e larte se sa vdekjet nga covid 19 te deklaruara zyrtarisht, rezulton se ne Shqiperi javen e pare te marsit 2021 vdiqen mbi 700 qytetare me shume se sa javen e pare te marsit 2020.
Ky eshte nje rekord i zi boteror!

Nuk ka diskutim se covid -19 merr jete njerezish kudo ne bote por eshte gjithashtu e padiskutueshme se vdekshmeria e tepert ne Shqiperi me e larte se ne çdo vend tjeter te botes i detyrohet mbi te gjitha keqmenaxhimit ekstrem te te Pandemise nga Xhahili i Surrelit, Ndrikull Hajnia dhe kupola e konfliktit te interesit.

Ky keqmenaxhim me pasoja semundjen dhe vdekjen e mijra qytetareve konsiston:
1-Mungesen e madhe te mjeteve mbrojtese ne Shqiperi.
2-kufizimin kriminal maksimal te testimit.
3-krijimin e mijra bombave biologjike ne shkolla dhe spitale
4-Kufizimin kriminal maksimal te shtrimeve ne spital te te semureve me covid per shkak te numrit tejet te manget te shtreterve covid ne spitalet tona.

5- Numri teper i kufizuar i shtreterve te reanimacionit per te semuret me covid.
Keshtu Shqiperia nga 35800 te infektuar aktive me covid19 ka gjithsej 620 prej tyre ne spitale nderkohe qe duhet te kishte minimumi 4- 5 here me shume.

Me poshte po jap disa te dhena krahasuese. Te premten qe kaloi Çekia kishte 8153 te semure me covid 19 te shtruar ne spital. Çekia kishte 800 shtreter per 1 milione banore kurse Shqiperia me shkalle te krahasueshme te infeksioneve ditore me Çekine kishte 639 te semure te shtruar ne spitalet covid apo 221 shtreter per 1 milione banore.

Me katastrofal behet krahasimi me numrin e te shtruarve ne reanimacion.
Keshtu Çekia nga 8153 te shtruar, 1735 ishin ne reanimacion pra ne çdo 4,7 te semure njeri trajtohej ne reanimacion dhe Çekia kishte ate dite 163 shtreter per 1 milion banor.

Kurse Shqiperia nga 639 te semure te shtruar me covid kishte gjithsej ate dite 35 pre tyre ne reanimacion. Pra ne 18 te shtruar me covid nje ishte i shtruar ne reanimacion nderkohe qe Çekia kete raport e kishte 4:1.

Po keshtu Shqiperia kishte vetem 12 shtreter reanimacioni per 1 milione banore kundrejt 163 per 1 milione banore qe kishte ate dite Çekia.
Keto te dhena deshmojne perfundimisht se praktika qe ndiqet me kufizimin maksimal te shtrimeve ne spital per shkak te numrit shume here me te ulet te shtreterve covid se sa ne vendet tjera, eshte vrastare.

Kjo praktike zyrtare qe ka shnderruar Shqiperine ne spitalin me gjigand te kohes, ku lengojne çdo dite sipas statistikes zyrtare rreth 36000 te semure aktiv me covid 19 eshte shkak themelor i vdekjeve te teperta me te larta ne bote ne vendin tone.
Duke perfunduar, denoncoj kete praktike dhe autoret e saj Edvin Xhahilin, Ndrikull Hajnin, kupolen e konfliktit te interesit per krime te renda kunder shqiptareve per te cilat ata do te gjykohen.

Duke perfunduar kerkoj me urgjence:
1- Shkrirjen e menjehershme te kupoles se konfliktit te interesit qe perdor menaxhimin e pandemise ne funksion te suksesit imagjinar te Xhahilit te Surrelit dhe krijimin e menjehershem te

2- Komitetit Kombetar per menaxhimin e pandemise se covid 19 te kryesuar nga presidenti i republikes.
3-Krijimin e Komitetit te Eksperteve me specialiste te shquar, vendas dhe te huaj jashte çdo konflikti te interesit qe do keshilloj Komitetin Kombetar.
4-Kerkesen nga Avokati i Popullit te nje hetimi nderkombetar per pergjegjesite penale te keqmenaxhimit ekstrem te pandemise covid-19 ne Shqiperi. sb

Artikulli paraprakPD: Lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskajt në Vlorë, trillim i Ramës
Artikulli tjetërGrida Duma i përgjigjet Ramës: Nuk ka asgjë për të ofruar vec sulmeve, ka dështuar