Shevchenko: Gattuso i ka kthyer identitetin Milanit

Andriy Shevchenko ka vlerësuar punën e bërë nga ish-shoku i tij i skuadrës, Gennaro Gattuso, te Milan. “Ai i ka kthyer identitetin skuadrës”, ka thënë ish-sulmuesi i “Djallit”.
Shevchenko dhe Gattuso kanë luajtur bashkë në “San Siro” mes 1999-ës dhe 2006-ës duke fituar, ndër të tjera, një Champions League gjatë asaj kohe.  Edhe ukrainasi është bërë trajner duke marrë drejtimin e kombëtares së Ukrainës. “Rino ka ndryshuar fytyrën e Milan”, ka thënë Andriy për “Gazzetta dello Sport”. “Ai i ka kthyer identitetin ekipit. Ai do që lojtarët e tij të luftojnë dhe të jenë agresivë. Ashtu ka qenë kur luante, kështu që nuk më befason. Është një nga ata që nuk tërhiqet mbrapa. Nuk ka frikë nga asgjë. I është dhënë një mundësi dhe ai po e shfrytëzon në maksimum”.

Artikulli paraprakTrump: Përparim i mundshëm për Korenë e Veriut
Artikulli tjetërScotland Yard nis hetimet për helmimin e ish-spiunit rus