Shërohet pacientja “zero” në Maqedoninë e Veriut

Lajme të mira vijnë nga Maqedonia e veriut ku pacientja e parë e prekur me koronavirus është shëruar.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja “zero”, këtë të hënë ka dalë nga spitali, pas testimi të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve tjerë është e stabilizuar, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

Gjithashtu 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë deri më tani janë në pritje rezultatet për tre persona nga Dibra.

Artikulli paraprakUria, më e madhe se frika! Nëse nuk vepron Qeveria…
Artikulli tjetërSimulimi/ Pse distancimi social është kyç në luftën ndaj koronavirusit