Shënim/ Seanca e sotme, një mundësi e humbur për interpelancë me Edi Ramën

Pas akuzave të Arben Ahmetajt ndaj Edi Ramës, Partia Demokratike, nëpërmjet sekretarit të Grupit të saj Parlamentar, deputetit Arbi Agalliu, depozitoi në Parlament një kërkesë urgjente për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama.

Interpelanca është një e drejtë dhe një ndër “armët” që kanë në dispozicion deputetët ndaj kreut të qeverisë dhe ndaj pjesëtarëve të tij të kabinetit.

Në vend që edhe deputetët e grupeve të tjerë parlamentare të bënin të njëjtën gjë dhe t’i kërkonin llogari Edi Ramës ndaj akuzave të ish-numrit dy të qeverisë së tij, deputetët e Sali Berishës dhe mbështetësit e Gazment Bardhit u mjaftuan me shfaqjen jashtë dhe brenda Kuvendit.

Lindita Nikolla e rrëzoi kërkesën e deputetit Agalliu për interpelancë me Edi Ramën, ndërkohë që u përqëndruan te shfaqja dhe te zhurma që shkaktuan deputetët e “Rithemelimit”.

Nga ana tjetër, ata që janë “viktima” të lojës politike, janë demokratët e thirrur për të protestuar kundër Edi Ramës, që në të vërtetë nuk kishin ardhur aty për Kryeministrin, por për të protestuar “kundër” vizitës së Gazment Bardhit në SHBA dhe për ta marrë atë dhe deputetët që e ndjekin në “gjirin” e grupimit të Berishës.

Artikulli paraprak‘Konfuzion’ në komisionin online, Açka: Kështu është kur detyrohemi të futemi në kafaz, nga pseudoterroristët me kollare dhe me imunitet shqiptar!
Artikulli tjetër“I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit”- Basha: Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe! Betejën nuk e bëjmë për veten tonë, por…