Shefi i policisë terrorizon qytetarët dhe vetë lëviz me makina luksoze

Drejtori i Policisë Beratit, Dilaver Shimaj lëviz me një makinë luksoze që kushton 70 mijë euro, ndërsa u bllokon qytetarëve makinat që kushtojnë 5 milionë lekë të vjetra. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Berati, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Ai shkruan se shefi i policisë së këtij qyteti, po abuzon me detyrën, pasi po u konfiskon makinat qytetarëve me pretendimin se ato janë luksoze, ndërkohë që vetë lëviz me një mjet që kushton 70 mijë euro.
“Nga operacioni i konfiskimit të makinave luksoze! Qytetari dixhital denoncon bosin e Policisë së Beratit për makinën e tij luksoze që i kushton 70 mijë euro ndërkohë që i konfiskon qytetarit si luksoze makinën që e ka blerë 5 mijë euro!”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha po të dërgoj foto të makinës së drejtorit të policisë Beratit, Dilaver Shimaj, një hajdut ish-sigurims, ‘Mercedes’ i 2015, blerë me rrogën e tij të ‘ndershme’ 70 mijë euro. Plus edhe hoteli në Durrës. Anonim të lutem shumë. Targa AA 202 OY. Foto e bërë në ambientet e policisë Berat ditën që morën makinën time që kushton 5000 euro për gjoja luksoze”, shkruan qytetari nga Berati.

Artikulli paraprakDy shqiptarë kapen në Itali me 1 milion euro heroinë e kokainë
Artikulli tjetërKonflikti me armë në Laprakë, 4 të plagosur