Shefi i Guardia di Finanza-Tahirit: Vetëm këtë vit kapëm 20 ton kanabis

Shefi i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi tha dje në zyrën e Tahirit se, këtë vit janë kapur dyfishi i kanabisit, duke numëruar 20 ton të tillë në dy muaj. “Këto fluturime monitoruese, të kryera sidomos kohët e fundit dhe vitin e fundit, kanë bërë të mundur identifikimin e shumë më tepër parcelave të mbjella me kanabis, kanabis indian në sipërfaqe të ndryshme në Shqipëri. Ndërsa përforcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos shkëmbimi i informacionit, ka bërë të mundur që sekuestrimet në det nga ana e Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me autoritetet e policisë shqiptare, të dyfishohen, duke arritur deri në rreth 20 ton substanca narkotike”, tha kreu i GDF-së.
Toschi shprehu shqetësim për rritjen e kanabisit që vjen nga Shqipëria në brigjet italiane. “Shqetësimet tona janë të inkurajuara nga fakti se sekuestrimet po rriten dhe kjo do të thotë, që bashkëpunimi ynë mes dy vendeve tona dhe në mënyrë të veçantë me ekspertët e shërbimit antidrogë, funksionon dhe funksionon mirë”, tha zyrtari i lartë italian.
Nuk ka munguar “sqarimi” i ministrit të Brendshëm se sa më shumë drogë kapet aq më mirë është. “Që ta kuptoni, sepse zakonisht e lexoni keq, në punën e Guardia di Finanza dhe në punën e Policisë së Shtetit, sa më shumë shkatërrohen dhe sa më shumë kap, është sukses!”, tha Tahiri duke “harruar” se “sa më shumë kapet” do të thotë se “më shumë është mbjellë”.

Artikulli paraprakElvis Rroshi dhe kreu i PS Kavajë grabisin tokat për pallate në Qerret
Artikulli tjetërSHBA: Shqipëria qendra e krimit të organizuar në rajon