SHBA vendos sanksione ndaj kompanive pakistaneze

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kompanive pakistaneze, që dyshohen se janë përfshirë në tregti bërthamore.
Kjo lëvizje me gjasë do të dëmtojë ambiciet e Pakistanit për t’u anëtarësuar në Grupin e Furnizuesve Bërthamor (NSG), një grup i shteteve që mund të tregtojnë teknologji bërthamore.
Marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Pakistanit janë përkeqësuar vitet e fundit, për shkak të mbështetjes së Islamabadi bën ndaj grupeve militante që luftojnë në Afganistan. Pakistani i mohon këto akuza.
Byroja për Industri dhe Siguri e SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj kompanive pakistaneze, duke i vendosur ato në “Listën e entiteteve”.
Byroja ka thënë se, kompanitë pakistaneze “kanë vepruar në kundërshtim me sigurinë kombëtare ose në interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Kompanive të sanksionuara nuk do t’iu ngrihen asetet, por atyre do t’ju duhet një licencë e posaçme për të bërë biznes në SHBA.
Në total janë 23 kompani që janë sanksionuar këtë javë nga SHBA-ja, duke përfshirë këtu 15 entitete nga Sudani Jugor dhe një nga Singapori.

Artikulli paraprakRritet numri i viktimave nga zjarri në Siberi
Artikulli tjetërBritania vlerëson përkrahjen e BE-së për rastin Skripal