SHBA: Trump takohet me presidentin e Kazakistanit

Presidenti amerikan, Donald Trump, nesër do të takohet me presidentin e Kazakistanit, Nurslutan Nazarbaev, me ç’rast pritet të diskutohet për sigurinë rajonale, çështjet ekonomike dhe raportet ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Mëtutje, në njoftim theksohet se të dy liderët do të diskutojnë për “disa sfida ndërkombëtare”, përfshirë Afganistanin, që pritet të jetë temë e rëndësishme gjatë mandatit të Kazakistanit si kryesues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Kazakistan, “Kazakh”, ka raportuar se Trump dhe Nazarbaev, po ashtu do të diskutojnë për raportet me Rusinë dhe luftën në Siri.

Artikulli paraprakEdhe për 2018, miliarda lekë shpenzime për bileta avioni
Artikulli tjetërRusi: 15 vetë janë plagosur nga përleshja me thika në një shkollë