SHBA sanksionon gjashtë talibanë të lidhur me Pakistanin

Shtetet e Bashkuara i kanë emëruar si terroristë gjashtë individë të akuzuar për mbështetje të talibanëve dhe grupit Haqqani në Afganistan, duke theksuar lidhjet e tyre me Pakistanin.
Në mesin e këtyre personave, përfshihen anëtarë të ish qeverisë së talibanëve në Afganistan, në mesin e tyre ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Abdul Samad Sani dhe persona të tjerë, të cilët kanë ofruar ndihmë financiare dhe armë për militantët e përfshirë në sulmet e forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit, Sigal Mandelker, ka thënë se sanksionet mbështetin strategjinë e Presidentit amerikan, Donald Trump në Azinë Jugore.
Kjo politikë synon t’i japë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan.
Mandelker ka thënë se, Pakistani duhet të punojë patjetër me Uashingtonin për të kundërshtuar strehimin e militantëve.
Pas sanksionimit, për këta persona është e ndaluar të kenë pronë amerikane dhe personat me shtetësi amerikane janë të ndaluar që të bashkëpunojnë me të njëjtit.

Artikulli paraprakZhvlerësimi i shpejtë i dollarit, kush përfiton?
Artikulli tjetërMak Albania shet të gjitha pasuritë në Shqipëri