SHBA: Sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë verikoreanë

Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër dy zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, për shkak të programit raketor balistik të këtij vendi.
Departamenti amerikan i Thesarit dje ka njoftuar se në listën e sanksioneve janë përfshirë, Kim Jonk Sik, që mendohet se është figurë kryesore në përpjekjet e Koresë Veriore për zhvillim të raketave balistike, dhe Ri Pyong Chol, i cili konsiderohet se është zyrtari kryesor në këtë program të Koresë Veriore.
“Këto aksione janë bërë pas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga e premtja, që ka imponuar sanksione të reja të fuqishme kundër Koresë Veriore, për pengimin e mëtejshëm të aftësisë së këtij vendi për ngritjen e fondeve joligjore”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Artikulli paraprakGjurmët e gishtërinjve, zbardhen emrat e dytë të dy deputetëve që vidhnin në Itali
Artikulli tjetërLavrov: Pajtueshmëri dhe dallim me Tillersonin për Korenë Veriore