SHBA paralajmëron Vuçiç për bazën ruse: Mos i jep status diplomatik

Mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, kanë raportuar se zëvendëspresidenti Pence i ka kërkuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, që të mos i jepet status diplomatik bazës ruse në Nish, e cila operon si qendër humanitare.
“Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Uashington”, kanë raportuar mediat serbe.
Gazeta serbe “Blic”, po ashtu, ka shkruar se takimi Vuçiç-Pence ka kaluar “me më pak dramë” sesa që ishte rasti me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli paraprakKonsiderohet “gjyqi i shekullit” për Malin e Zi
Artikulli tjetërTakimi i dytë Trump-Putin pjellë e fantazisë