SHBA: Mbështesim protestën, jo dhunë!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë.
Ambasada shkruan në faqen e saj në Facebook se, mbështet protestën, por jo dhunën e shkatërrimin.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.
Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.
Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.
Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.

Artikulli paraprakProtesta madhështore e popullit të revoltuar!
Artikulli tjetërPD thirrje Lleshajt: Ndalo provokimet ndaj protestuesve paqësorë sipas urdhërave të kryehajdutit Edi Rama