SHBA kundër drejtimit të Ministrisë së Brendshme me zv.ministra: Të jetë plotësisht funksionale

Shtetet e Bashkuara janë kundër qëndrimit të kreut të qeverisë për të drejtuar ministrinë e Brendshme me një zv.ministër që, sipas tij do të ketë kompetencat e ministrit. Reagimi amerikan ka ardhur vetëm një ditë pasi Rama shoqëroi në zyrat e Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshin si zv.ministër me kompetencat e ministrit. Amabsada amerikane deklaron se, “duhet një ministri që të jetë plotësisht funkionale”, ndërsa shton se ky “është një element kyç”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar.
Po ashtu ambasada e SHBA-ve thekson se: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta. Ndërkohë, Rama nuk u tërhoq, duke propozuar Lleshin zv/ministër të Brendshëm, i cili u emërua zyrtarisht nga Kuvendi në këtë post, por me kompetencat e ministrit.
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Kuvendi votoi me 75 vota dekretin e shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa pas dorëheqjes së ai dha pak ditë më parë, ndërsa drejtimin e këtij dikasteri e mori Sandër Lleshi, por si i komanduar. Kryeministri Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se e ka shkelur hapur Kushtetutën me mosdekretimin e propozimit të tij për Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama u shpreh se, në asnjë nga 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta për presidentin, nuk parashikohet refuzimi i një ministri, ndërsa i bëri thirrje Metës për shmangien e thellimit të krisjes Kushtetuese që po krijon.
Rama ka preferuar që ta shoqërojë vetë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme në prezantimin me stafin. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Xhafaj për t’i dorëzuar detyrën. Lëvizja e kryeministrit erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin.

rama lleshi 770x433 1

Artikulli paraprakSkema, si motrat, gratë dhe kunatat e këtyre pushtave ndajnë 310 milionë euro në vit
Artikulli tjetërBerisha publikon dokumentin: Për mafiozin Abazi zbatohet vetëm ligji i mafies dhe jo ai i shtetit!