SHBA e zhgënjyer me dështimin në Parlament

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejt që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë ambasadori Delawie për Radion “Evropa e Lirë”.
Ai gjithashtu ka shtuar se, “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”.

Artikulli paraprakKosova masa për të shmangur krizën energjetike
Artikulli tjetërKuvendi, kriza e re e Kosovës