SHBA dhe BE në kontakte të vazhdueshme me Bashën për krizën

Pas reagimit të ambasadorit amerikan, Donald Lu në lidhje me arrestimin apo jo të Saimir Tahirit, ai pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Në takimin, ku ka qenë e pranishme edhe kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, mësohet se Basha ka folur për provat dhe faktet që disponon Partia Demokratike në procesin Tahiri.
Opozita i është bashkuar qëndrimit të prokurorisë se ministrat e qeverisë Rama i dhanë mbështetje bandës së Habilajve për trafikun e drogës. Përveç atyre që kanë dalë në media, mendohet se opozita ka fakte dhe prova të tjera që përfshijnë ministra të tjerë veç Saimir Tahirit në kontakt me Habilajt.

Artikulli paraprakAnëtari i bandës së Habilajve kërkon ekstradimin në Itali
Artikulli tjetërZgjidhje politike, çmontim i narkoshtetit, Tahiri nuk do të shpëtojë, lufta sapo ka filluar