Shantazhi në emër të krimit i Tahirit për “ambasadorë të huaj”: Janë të blerë. A ka lidhje me “Imsi Cachter”?

Ish-ministri i Brendshëm ka tentuar në deklaratën e djeshme të shantazhojë direkt ambasadorë të huaj. Kjo pjesë e deklaratës së tahirit mbeti e censuruar dje në media. Askush nuk u ndal dhe askush nuk e komentoi. Për kë e kishte këtë mesazh në gjuhën e mafies ish-ministri i Brendshëm? Kush janë blerësit e këtyre ambasadorëve dhe me cilët para qenkan blerë këta ambasadorë? Mund të jetë e para deklaratë publike e një ish-ministri të qeverisë që direkt atakon ambasadorë të vendeve partnere. Rama nuk u distancua nga kjo deklaratë, as qeveria. Duket se kemi të bëjmë me një strategji qeveritare për të shantazhuar ambasdorë të vendeve të caktuara. Një qeveri e një vendi anëtar në NATO nuk do ta bënte kurrë një deklaratë të tillë, por një qeveri në duart e krimit është normale që të përdorë këtë gjuhë të koduar të mafies për të përçuar të tilla shantazhe.
Pyetja që shtrohet ësgtë se cila është ajo që po fsheh Tahiri? Ndoshta do të duhej të kishte një hetim vetëm për këtë deklaratë pasi cënon nderin e përfaqësuesve të vendeve partnere të Shqipërisë. Ajo që mund të supozohet është mbi bazën e asaj që ka ndodhur pak kohë më parë në Shqipëri. Nuk duhet harruar se opozita denonbcoi skandalin e një pajisje përgjimi “Imsi Charter” që u kap në flagrancë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Pajisja ishte përdorur gjëriësht për përgjime. Opozita deklaroi se pajisja ishte përdorur për të hetuar edhe ambasadorë të huaj. Çfarë ka ndodhur në lidhje me këtë pajisje mbette ende enigmë vetëm se dje dëgjuam nga goja e ish-ministrit të Brendshëm një mesazh shantazhues ndaj disa ambasadorëve duke deklaruar se ata “janë blerë”.

Deklarata e Tahirit
Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, ia hodhën. Duke blerë gjyqtarë e prokurorë, duke shpërndarë tendera e koncesione, duke marrë lekë për një legalizim, për një hipotekë, edhe për të futur njerëz në punë duke marrë lekë, e me to kanë blerë rehatin, e kështu rrojnë.
Duke blerë kundërshtarin në parlament, ia hodhën. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit. Duke blerë media, portale, sondazhe. Në Shqipëri e jashtë Shqipërisë. Ku një artikull ku shahem unë, pasohet nga një tjetër ku lavdërohet ai që e ka paguar.
Duke blerë të huaj, ambasadorë e deputetë. Duke blerë e shitur gjithçka, në kurriz të njerëzve hallexhi të këtij vendi. Kështu ia hodhën. Dhe më bëjnë mua moral. Ndaj ndoshta heshtja ime deri sot i duket si kurriz i përkulur. Por po e them thjeshtë; në qoftë se ka njeri që heshtjen time në respekt të drejtësisë e ka marrë për nënshtrim, për dobësi, për frikë apo dorëzim, nuk më keni njohur fare ndaj rimendojeni e bëjini llogaritë nga e para. Unë as jam dorëzuar. E as kam ndërmend ta bëj.

Artikulli paraprakPD denoncon skandalin e ministres për të vjedhur të dhënat personale të prindërve nga fëmijët
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Artistët: T’i themi JO arrogancës së Ramës dhe oligarkëve!