Sezoni i mbjelljes së kanabisit, i vihet zjarri pyllit në Memaliaj

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme pyllin me pisha pranë fshatit Martalloz në Memaliaj, shumë pranë banesave, që aktualisht ndodhen 300 m larg vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes ku po punohet për shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me automjet, ndaj do të punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht për të përgatitur tokën për mbjelljen e kanabisit.

Artikulli paraprakAktori i njohur reagon ndaj Veliajt e Maznikut: U ka ngelur sharra në gozhdë, i dinë ata pazaret e tyre…
Artikulli tjetërBerisha: Narkokryetari i Tepelenës nis mbjelljet e reja të mallit të Partisë!