S’është më Parlament por landfill, paralajmërimi i fortë i Bashës për grabitjen, 295 milionë euro

Kryetari i opozitës Basha e konsideroi Parlamentin si një landfill ku delet e cjapët e mblehur janë urhëruar të votojnë grabitjen më të madhe prej 295 milionë eurosh, atë të rrugës Milot-Balldre.

Basha paralajmëroi se jo vetëm regjizori i kësaj afere do të hetohet dhe ndiqet nga ligji Antimafia, por të gjithë hartuesit e dokumentacionit dhe votuesit e kësaj afere do të ndiqen këmba-këmbës.

“Dekreti i Presidentit për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të hidhet poshtë nga cjapët dhe delet në parlamentin ilegjitim. Vetëm një parlament ilegjitim i marrë peng nga krimi nga oligarkët mund të bëhet peng i një vepre kaq të madhe hajdutërie.

Kjo ëhstë vjedhje me ligj. Ndaj dua të paralajmëroj çdo anëtar të asaj që po bëhet pjesë e kësaj vjedhje, do t’ju ndjekim këmba këmbës: Çdo qindarkë, çdo pronë dhe pasuri juaj do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe SPAK-ut. Kjo është vjedhje me ligj”, tha Basha.

Artikulli paraprakProkuroria zhduk DVD-të e përplasjes së makinës së nëndrejtorit të Policisë nga Suel Çela
Artikulli tjetërValencia e shkarkoi trajnerin për shkak të dy lojtarëve të Barcelonës