Serbia mbrohet nga emigrantët

Ministri për Çështje Sociale dhe të Punësimit në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar dje e Serbia nuk i dëbon me dhunë emigrantët ilegalë.
Në pyetjen e gazetarëve për t’i komentuar të dhënat e UNHCR-së se disa shtete në Ballkan në mënyrë ilegale i dëbojnë emigrantët, Vulin është përgjigjur duke thënë se Serbia askënd prej emigrantëve nuk i kthen me dhunë në vendet e tyre, raporton agjencia “Beta” nga Beogradi.
“Secili që ka hyrë në procedurën e azilit, ka të drejtë të mbetet deri në përfundim të saj”, tha Vulin në konferencën për gazetarë në Beograd. Zëdhënësja e UNHCR-së në Serbi, Mirjana Milenkovska, tha për AFP-në se “afro 1,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, janë dëbuar vetëm në nëntor”.

Artikulli paraprakKoncesionet do shtohen deri në 1 miliard USD
Artikulli tjetërDy rusë e tre serbë në kërkim në Malin e Zi për terrorizëm